Mblidhet Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, diskutohet për masat në lidhje me gjendjen me pandeminë

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 10:57
 Mblidhet Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, diskutohet për masat në lidhje me gjendjen me pandeminë

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot ka mbajtur mbledhjen përmbyllëse të sesionit pranveror.

Me këtë rast, një ndër temat kryesore që u trajtua sot në komision ka qenë situata aktuale epidemiologjike.

Kryetarja e këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se në mbledhjen e sotme kanë diskutuar edhe për masat që po ndërmerren nga ana qe Qeverisë së Kosovë në lidhje me gjendjen me pandeminë.

“Takim i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Një ndër temat kryesore që u trajtua në komision sot, është situata aktuale epidemiologjike në vend dhe masat që po ndërmerren nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend.

Andaj është përkrahur vendosja e kufizimeve për personat e pavaksinuar, në mënyrë që të menaxhohet gjendja me pandeminë e të mos rritet numri i rasteve të infektuara me COVID-19.

(Kosova Sot Online)