Drama me zjarret në Greqi, çfarë nuk dihet mbi foton virale të kësaj vajze

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 11:03
 Drama me zjarret në Greqi, çfarë nuk dihet mbi foton virale të kësaj vajze

Ka shumë foto që janë bërë virale, të cilat përshkruajnë dhimbjen dhe vuajtjet e njerëzve që panë shtëpitë dhe pronat e tyre të shkatërroheshin nga zjarri në Evia.

Një nga fotot që bëri xhiron e internetit është e një vajze të vogël, Valentinës, e cila qëndron në dritaren e një makine me një shishe ujë në dorë, duke qarë dhe duke pritur prindërit e saj, të cilët po luftonin me flakët duke u përpjekur të shpëtonin shtëpinë e tyre, raporton abcnews.al

Një tjetër moment prekës është edhe momenti kur një fotoreporter i jep një lodër Valentinës dhe ajo pushon së qari.

Siç shkruan George Moutafis: “Valentina e vogël po qan ndërsa pret që babai i saj, të kthehet pasi po përpiqet të shpëtojë shtëpinë e tyre nga zjarri.

Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të shkonte në shtëpinë që po digjej nga zjarri për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam.

Në atë moment, kolegu Nikos Kristofakis nxori një lodër të vogël nga makina e tij dhe ia dha Valentinës.

Vetëm nëse jeni prind, dini si të pushoni një fëmijë që të mos qajë më”.

(Kosova Sot Online)