Zgjedhjet e 17 tetorit – Të gjitha partitë dhe kandidatët që kanë aplikuar për certifikim deri më tani

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 11:34
 Zgjedhjet e 17 tetorit – Të gjitha partitë dhe kandidatët që kanë aplikuar për certifikim deri më tani

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e 17 tetorit deri më tani kanë aplikuar për certifikim 19 subjekte politike, nga to janë 2 parti politike, 7 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se afati për aplikim përfundon të hënën, më 16 gusht.

“Deri më tani kemi pranuar aplikimet nga 19 subjekte politike, prej tyre 2 parti politike, 7 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 125 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 11 kandidatë për Kryetar Komune, në komuna të ndryshme”, ka deklaruar Elezi.

Këto janë subjektet politke, iniciativat qytetare dhe kandidatët që kanë aplikuar për certifikim:

Partitë politike:

1.            Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan; 

2.            Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë; 

Iniciativat qytetare:

1.            Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

2.            Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

3.            Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;

4.            Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;

5.            Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;

6.            Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;

7.            Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;

Kandidatët e pavarur:

1.            Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

2.            Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

3.            Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;

4.            Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

5.            Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;

6.            Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

7.            Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;

8.            Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;

9.            Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;

10.          Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;

(Kosova Sot Online)