Rritja e rasteve me COVID-19, Qeveria pritet të mblidhet sot për masat e reja

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 12:09
 Rritja e rasteve me COVID-19, Qeveria pritet të mblidhet sot për masat e reja

Pas rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 në vend, Qeveria e Kosovës sot pritet të mblidhet për të shqyrtuar dhe vendosur për masat e reja anti-COVID.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të medias brenda Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit para pak ditësh ka njoftuar se në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia,ë shtë marrë vendim që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm pë rata që marrin pjesë në dasma, ahengje tjera familjare, klube të natës e qendra tregtare.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, ka njoftuar OHK.

Po ashtu, është bërë e ditur se edhe stafi punues në këto sektorë, obligohet që deri më datë 12 gusht të jetë i vaksinuar të paktën me dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

OHK tha se është biseduar që të ketë zgjatje të orarit të punës së klubeve të natës, deri në orën 03:00 pas mesnate.

(Kosova Sot Online)