Albin Kurti takohet me përfaqësuesit e Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë, flasin për rrugën e Kosovës drejt NATO’s

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 12:58
Albin Kurti takohet me përfaqësuesit e Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë, flasin për rrugën e Kosovës drejt NATO’s

Përkushtimi shumëvjeçar i Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance) në strukturimin dhe formësimin e institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes, u vlerësua në takimin e sotëm mes kryeministrit, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të ISG-së.

“Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, Ministria e Mbrojtjes do të mbetet prioritet i Qeverisë edhe në vitet pasuese”, thuhet nga qeveria.

Sipas qeverisë, në takim u bisedua për rëndësinë e përvojës së fituar nga bashkëzbarkimet e FSK-së dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere.

U ritheksua përcaktimi i Kosovës në rrugën e NATO-s, me forcë moderne të mirëtrajnuar dhe të ndërveprueshme me shtetet anëtare të NATO-s.

Instituti për Qeverisjen në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG) ka përkrahur për një dekadë Ministrinë e Mbrojtjes në aspektin strategjik.

(Kosova Sot Online)