Frika për tragjedi, tufa e elefantëve largon 150 mijë banorë nga qyteti

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 14:11
 Frika për tragjedi, tufa e elefantëve largon 150 mijë banorë nga qyteti

Më shumë se 150 mijë banorë në provinën Yunnan në Kinë janë evakuuar nga frika se mos shtypen nga një tufë elefantësh të egër që po migrojnë prej muajsh.

Rreth 25,000 policë që përdorin automjete dhe dronë kanë monitoruar tufën e kafshët të egrat që u larguan nga habitati i tyre në Yunnan rreth 17 muaj më parë.

Që atëherë ata kanë qenë pjesë e titujve kryesorë ndërkombëtarë me një udhëtim të jashtëzakonshëm prej 500 km që i ka parë ata të enden nëpër fusha, qytete dhe shtete, duke ngrënë të korra me vlerë miliona Dollarë dhe duke dëmtuar ndërtesat.

E teksa tufa iu afrua provincës, banorët u zhvendosën përkohësisht për të parandaluar ndonjë tragjedi.

Ndërkohë autoritetet kanë vijuar përpjekjet për të dërguar sërish elefentët në habitatin e tyre natyror dhe tashmë duket se ia kanë arritur këtij qëllimi.

Ekspertët thonë se është e paqartë saktësisht pse elefantët u larguan nga habitati i tyre i zakonshëm për të filluar udhëtimin. Disa kanë sugjeruar që një udhëheqës i papërvojë mund ta ketë çuar tufën në rrugë të gabuar, ndërsa të tjerët besojnë se elefantët mund të kenë qenë në kërkim të një habitati të ri.

Elefanti aziatik është një specie e rrezikuar. Kina ka vetëm rreth 300 elefantë të egër, kryesisht që jetojnë si tufa endacake në jug të provincës Yunnan. 

(Kosova Sot Online)