
Lexoni edhe:
Kontrabandat e fundit të Shpend Ahmetit!
Një vozitëse në Teksas të Shteteve të Bashkuara përfundoi në mënyrë fatale të mërkurën në mbrëmje pas një incidenti të pazakontë.
Pasi u aksidentua me veturën e vet, ajo qëlloi me armë në drejtim të tre personave që u përpoqën ta ndihmonin, shkruan Fox News.
Kontrabandat e fundit të Shpend Ahmetit!Lexoni edhe:
Njëri nga të qëlluarit vdiq dhe dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike.
Vozitësja, e cila besohet se ishte në të njëzetat ose tridhjetat, u qëllua për vdekje nga një fqinj, i cili u mundua t’i mbronte personat e sulmuar.
Në mesin e të sulmuarve nga vozitësja ishin një burrë 50-vjeçar, që vdiq në spital, një grua në të pesëdhjetat dhe një djalë adoleshent, thuhet në raport.
Vozitësja ishte duke vozitur me shpejtësi, kur u përplas me një veturë të parkuar. Autoritetet thanë se janë duke zhvilluar një hetim për këtë rast.
(Kosova Sot Online)