Kontrabandat e fundit të Shpend Ahmetit!

Kontrabandat e fundit të Shpend Ahmetit!
Kontrabandat e fundit të Shpend Ahmetit!

Shefik Shkodra

  • 12 August 2021 - 13:36

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

E shihni, kush ka ardhur, nuk e kanë korrigjuar gjendjen, por e kanë ashpërsuar dhe e kanë keqësuar. Krejt çështje interesi, plaçkë, e korrupsioni. Do të thotë, organet e drejtësisë duhet të lëvizin në çdo vend, nëse vërtet hasin në gjëra të tilla si në Prishtinë.

Shumë po flitet e shkruhet për Komunën e Prishtinës. Për kryeqytetin e Kosovës. Qytet me përmasa metropole, dhe një entuziazëm për udhëheqjen e re pas Isa Mustafës (Shpend Ahmeti me grupin e tij), por që, për dy mandatet e tij nuk u fol shumë për të mirë. Shumë larg shihet edhe çështja e urbanizmit. Ndërtime të shumta e të shfrytëzuara parcele e kënde e hapësira të tjera jo me plan si do të duhej të parashihej. Këto janë ndërtime edhe jashtë planit zhvillimor.

Edhe kritikat pas tetë (8) viteve për qeverisjen e Prishtinës, pikërisht për çështjen e Planit Zhvillimor Urbanistik, po del se vërtet diçka nuk ka shkuar mirë në këtë drejtim. Ndoshta, në kënd ke më shumti shpresë, po del që në fund të zhgënjehesh. Derisa Isa Mustafa me Sami Hamitin, nuk i kënaqën nevojat e qytetarëve, edhe Shpend Ahmeti nuk ka lënë mbresa pozitive e lavde për qeverisjen e tyre dy mandatësh. Sfera më e ndjeshme mbetet ajo e urbanizmit. Plani Zhvillimor Urban i kohës së Isa Mustafës, më 24. 9. 2013, nuk u miratua brenda tetë viteve, sigursht me vërejtje nga ana e ministrive përkatëse, tash Shpendi po dëshiroka ta aprovojë.

Hapur po del se këtu kemi të bëjmë me një segment të qeverisjes korruptive. Me të drejtë Uran Ismajli dhe të tjerët thërrasin, që Kuvendi Komunal, më parë, në Prishtinë të mos e lejojë një diçka të tillë. Në interesin e kryeqytetit - Prishtinës do të duhej, që të gjitha partitë të jenë unanim dhe të mos e lejojnë të depërtojë legalisht ky Palan Zhvillimor Urban. Në këtë vazhdë do të duhej që edhe ministritë përkatëse të qeverisë aktuale të marrin pjesë me sugjerimet e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"