Numër rekord: Mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 14:42
 Numër rekord: Mbi 1 mijë raste të reja  me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, 82 persona janë shëruar nga ky virus.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 112 mijë e 653 raste të infektuara me koronavirus.

(Kosova Sot Online)