Gjyshja 61-vjeçare dhe i dashuri 24 vjeç fejohen, jetën e tyre se*suale e përshkruajnë si “të mahnitshme”

  • 13 August 2021 - 09:30
 Gjyshja 61-vjeçare dhe i dashuri 24 vjeç fejohen, jetën e tyre se*suale e përshkruajnë si “të mahnitshme”

Kjo gjyshe 61-vjeçare dhe i dashuri i tij 24 vjeç janë fejuar më në fund pavarësisht diferencës së tyre 37-vjeçare.

Kurani McCain, 24 vjeç dhe e fejuara e tij, Cheryl McGregor, 61 vjeç, u takuan kur ai ishte vetëm 15 vjeç – por ndjenjat romantike nuk lulëzuan deri vitin e kaluar.

Ai është më i ri se një nga fëmijët e saj, por të dy thonë se kjo nuk e ndali kiminë e tyre dhe jeta e tyre seksuale është fantastike.

Gjyshja tregon se merr shpesh komente urryese kur ndan video nga jeta e tyre në rrjetet sociale.

Sidoqoftë ata janë të lumtur me marrëdhënien e tyre dhe nuk ka shumë që lidhjen e zyrtarizuan në fejesë.

Kurani tha: “Edhe pse kemi një diferencë të madhe në moshë, ne nuk na bën përshtypje sepse Cheryl ka një shpirt dhe zemër shumë të re. Njerëzit mendojnë se unë jam duke e përdorur atë apo po pres të më vendosë në testament, por ky është një keqkuptim i madh.

Kurani ka më shumë se 826,000 ndjekës në TikTok. Ata u takuan ndërsa ai punonte në një restorant të ushqimit të shpejtë në Gjeorgji në 2012.

Djali i Cheryl, Chris ishte menaxheri i tij dhe ajo vizitonte vendin e tij të punës për ta kontrolluar ose për të ngrënë, por Kurani ishte vetëm 15 vjeç në atë kohë, kështu që nuk kishte gjë romantike mes tyre.

Ai përfundimisht humbi punën e tij dhe çifti humbi kontaktin deri në Nëntor 2020 kur Kurani pa Cheryl që punonte si arkëtare në një dyqan.

Çifti filloi të bënte video TikTkok ku ata vallëzonin së bashku, gjë që i bëri ata më të afërt para se lidhja e tyre të kthehej në një lidhje romantike.

Kurani dhe Cheryl e përshkruajnë jetën e tyre seksuale si “të mahnitshme” dhe se Cheryl e di se çfarë bën.

Përsa i përket komenteve negative dhe ofendimeve nga njerëzit e tjerë, Kurani shprehet se Cheryl ka mbështetjen e tij të plotë dhe do luftë gjithmonë për të sepse ajo është mbretëresha e tij.

Ata u fejuan më 31 Korrik dhe shpresojnë të martohen shumë shpejt. 

(Kosova Sot Online)