Peshkaqeni 8 metra i gjatë del në breg, tmerrohen pushuesit

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 09:45
 Peshkaqeni 8 metra i gjatë del në breg, tmerrohen pushuesit

Momente të frikshme kanë përjetuar pushuesit në bregdetin e Benidorm  në Spanjë. Një peshkaqen tetë metra i gjatë u shfaq papritur në breg.

Në pamjet e publikuara në media shihet teksa pushuesit vrapojnë për të shpëtuar.

Policia monitoroi me helikopter dhe dy anije peshkaqenin i cili për orë të tëra përshkroi bregdetin.

Britanikja Christine Kettley, 36 vjeç, po bënte ishte me familjen e saj në plazhin e mbushur me njerëz ndërsa peshkaqeni shëtiste në breg.

Nëna e tre fëmijëve tha për The Sun: “Ky peshkaqen ishte i madh, rreth 8 metra i gjatë dhe kërciste në ujë.

Peshkaqenë blu gjenden zakonisht në ujërat e Mesdheut dhe në ujërat britanike në muajt e verës. Ata mund të arrijnë deri në 12 metra në gjatësi dhe ka episode ku kanë sulmuar njerëzit. 

(Kosova Sot Online)