Në mes të natës, disa të rinj në lagjen Ulpiana ndezin zjarr krejt afër kontejnerëve

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 09:17
 Në mes të natës, disa të rinj në lagjen Ulpiana ndezin zjarr krejt afër kontejnerëve

Në kohën kur Kosova, rajoni por edhe në shumë vende të tjera të botës janë duke pasur problem me zjarret dhe lokalizimin e tyre, në mes të Prishtinës, disa të rinj e kanë ndezur një të tillë në lagjen Ulpiana, shumë afër kontejnerëve.

Në mes të natës, disa të rinj mbrëmë kanë ndezur një zjarr, thjesht sa për argëtim.

Ngjarja që ka ndodhur në orët e vona të natës, si duket i ka alarmuar të rinjtë që ndezën zjarrin.

Të njëjtët, në videon që ka siguruar media dëgjohen duke biseduar, duke u munduar edhe që ta fikin atë, në mënyrë që më vonë të ikin nga vendi i ngjarjes.

“A je e sigurt që e ndale, me çka me ndalë”, dëgjohen duke thënë këta të rinj.

Kështu dukej mëngjesin e ditës së sotme vendi ku mbrëmë është ndezur zjarri.

(Kosova Sot Online)