Fëmija vret aksidentalisht një grua

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 11:14
Fëmija vret aksidentalisht një grua

Një grua 21-vjeçare në Florida të Shteteve të Bashkuara është vrarë aksidentalisht nga një fëmijë i vogël, i cili dyshohet se e qëlloi të renë me armë në kokë gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në internet.

Një pjesëtar tjetër në video-konferencën që kishte të bënte me punë e njoftoi policinë, kur pa në ekran se gruaja, e identifikuar si Shamay Lynn, ra prapa me një zhurmë të madhe dhe më pas pa një fëmijë pas saj, thuhet në deklaratën e policisë.

“Hetuesit përcaktuan se lëndimi u shkaktua nga një fëmijë, i cili kishte gjetur një armë të mbushur, të lënë të pasiguruar në banesë nga një i rritur”, tha policia.

Autoritetet nuk treguan se cili ishte raporti mes fëmijës dhe gruas së vrarë aksidentalisht. Sidoqoftë, një medium lokal raportoi se ajo ishte nëna e fëmijës, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Sipas informacioneve fillestare, arma i përkiste babait të dy fëmijëve të gruas së vrarë. Asnjëri nga fëmijët nuk u lëndua në incident.

“Nëse keni armë zjarri, ju lutemi që ta mbani të mbyllur dhe të siguruar. Incidentet si ky do të mund të shmangeshin”, tha zyrtari policor, Roberto Ruiz Jr.

(Kosova Sot Online)