Ambasadori gjerman: Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit është vonuar shumë

  • e.. /
  • 13 August 2021 - 11:21
 Ambasadori gjerman: Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit është vonuar shumë

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është vonuar shumë.

Rohde përmes Tëitterit ka shkruar se përkrah plotësisht deklaratën e Shefit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport lidhur me vendimin e Kushtetueses.

“Mbështje e plotë për deklaratën e Davenport – Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është vonuar shumë”, ka shkruar Rohde.

Davenport ka thënë se vendimi i Gjykatës duhet zbatuar edhe pse situata rreth manastirit është e komplikuar.

““OSBE-ja ka mandat që shtrihet përgjatë sferës publike, të sigurisë dhe demokratizimit, por gjithashtu shumë thelbësor edhe sundimi i ligjit. Dhe nëse ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi sipas pikëpamjes sonë që ai rregull duhet të zbatohet. Natyrisht, unë e njoh, ne e njohim situatën rreth Manastirit dhe Komunës që është e ndërlikuar. Është gjithashtu me rëndësi që interesat e Komunës dhe komunitetit lokal të merren parasysh. Por në fund të ditës vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen”, ka thënë Davenport në Interaktiv të KTV-së.

Para 5 vitesh, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte marrë vendim, sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Banorët e Deçanit dhe zyrtarët komunalë patën zhvilluar disa protesta në vitin 2013, duke thënë se manastiri është objekt kulti i shqiptarëve e jo i serbëve.

(Kosova Sot Online)