Memli Krasniqi prezanton kandidatin e PDK-së për kryetar të Obiliqit

  • 13 August 2021 - 16:42
Memli Krasniqi prezanton kandidatin e PDK-së për kryetar të Obiliqit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar sot kandidatin e PDK-së për kryetar të Obiliqit.

Krasniqi ka shkruar se Hanefi Musliu do të transformojë qytetin e Obiliqit.

“Obiliqit, qytetit që i jep energji Kosovës, i duhet transformim, që i jep energjinë e duhur qeverisëse qytetarëve. Dhe kjo do të ndodhë me fitoren e Hanefi Musliut, kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës.  Hanefiu ka vullnetin, përgjegjësinë dhe me një ekip profesionistësh, të rinj e të reja, do të qeverisin me transparencë komunën – si dhe të sjellin projekte të mëdha për qytetin tonë industrial. Më shumë punësim, projekte inovative, mjedis të pastër janë prioritetet e Hanefiut, për ta bërë qytetin një krenari për qytetarët e gjithë Kosovës”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)