Punëtori ra nga lartësia dhe ndodhet në gjendje të rëndë, arrestohet biznesmeni

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 09:47
 Punëtori ra nga lartësia dhe ndodhet në gjendje të rëndë, arrestohet biznesmeni

Një 33-vjeçar, pronar i një firme ndërftimi në Durrës është arrestuar nga Policia për shkak të një aksidenti në punë që ka pësuar punonjësi i tij.

33-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale ”shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa 34-veçari i aksidentuar, është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

“Specialistët e Hetimit të Krimve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,  shtetasin M. P., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi duke punuar në një objekt është aksidentuar duke rënë nga lartësia, punonjësi i tij, shtetasi B. H., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton zyrtarisht policia e Durrësit.

(Kosova Sot Online)