Lexoni edhe:
Krimi i organizuar po përgatitet për ti shpëtuar ballafaqimit me ligjin VETTING!
Kjo është Gerta Miftari nga Kosova që jeton në Gjermani. 16-vjeçarja u shpall me intelegjencë më të lartë nga Ministria e Arsimit në Gjermani.
Që në moshë shumë të vogël, kur ajo kishte 12-vjet, filloi të ligjëronte në lëminë e gjermanishtes, anglishtes dhe gjuhën frënge. Por, ky është vetëm fillimi i karrierës së saj. Ajo synon edhe më shumë në jetë.
Krimi i organizuar po përgatitet për ti shpëtuar ballafaqimit me ligjin VETTING!Lexoni edhe:
Në të ardhmen, Gerta e sheh veten si një juriste. Kjo nuk është e tëra për të. Për Portalb ajo zbuloi më shumë për veten e saj dhe rrugëtimin deri më tani.
“Prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë e ndjej veten kosovare edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Ata e kanë vërejtur që unë gjithmonë kam patur një dëshirë të madhe që e vogël për librat. Jam shumë falënderuese për familjen time dhe për përkrahjen që kam marrë nga ata.” tha Gerta Miftari.
Mësuesit e Gertës që në shkollë fillore e kanë vërejtur talentin dhe intelegjencën që ajo posedon. Ata menjëherë janë angazhuar dhe kanë biseduar me drejtorin e shkollës së mesme për ta sugjeruar Gertën si një profesoreshë për gjuhën gjermane, angleze dhe frënge. Që nga mosha 12-vjeçe, Gerta ka filluar punën në shkollë, ku u ka ligjëruar nxënësve në moshë shumë më të madhe se vet ajo.
Por, këtë fenomen jo të zakonshëm e kanë pritur shumë mirë të gjithë nxënësit. për arsye se Gerta është treguar shumë e afërt me ta. Në një konkurs me 40 garues, Gerta e fitoi titullin si vajza me intelegjencën më të lartë në Gjermani. E gjithë kjo u bë si rezultat i punës së palodhshme që ajo ka bërë që në moshë të vogël. Fakti që ajo tani ligjëron disa lëndë si dhe ka botuar librin e saj të parë, ka ardhur deri te përzgjedhja si vajza më intelegjente atje.
(Kosova Sot Online)