Sa subjekte kanë aplikuar për zgjedhjet lokale në Kosovë

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 16:52
Sa subjekte kanë aplikuar për zgjedhjet lokale në Kosovë

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka treguar se 29 subjekte politike kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e tetorit.

Ai ka thënë se 6 nga to janë parti politike, dhjetë janë iniciative qytetare dhe trembëdhjetë janë kandidatë të pavarur.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga ana e 29 subjekteve politike prej tyre 6 janë parti politike, 10 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Në përgjithësi numri i kandidatëve të cilët përcaktojnë këto subjekte politike është 34 kandidatë për kryetarë të komunave të ndryshme, si dhe 474 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale. Afati i aplikimit të subjekteve politike, pra dhe njëkohësisht për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve është data 16 gusht dhe deri në orën 16:00”, ka thënë ai për kp.

Elezi ka treguar se deri mesditën e sotme kanë pranuar rreth 6 mijë aplikime nga diaspora.

“Deri në mesditën e ditës së diel shërbimi votues I Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës të rreth 6 mijë qytetarëve, prej tyre ka aprovuar rreth 5340, ndërkaq rreth 600 tjera kanë statusin momental të refuzimit. Në këto raste shërbimi votues ka komunikuar me këta aplikues dhe I ka njoftuar për dokumente shtesë të cilat duhet t’i bashkëngjisin në mënyrë që aplikimi I tyre të konsiderohet i kompletuar. Afati I fundit për të paraqitur aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës është data 18 gusht dhe vetëm atëherë do të dimë numrin e saktë të aplikuesve jashtë vendit”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)