Mijëra persona tentojnë të largohen nga Kabuli, trupat amerikane qëllojnë me armë në ajër

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 08:46
 Mijëra persona tentojnë të largohen nga Kabuli, trupat amerikane qëllojnë me armë në ajër

Situatë kaotike po raportohet të jetë në aeroportin Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai ku civilët afganë vazhdojnë të përpiqen të ikin nga vendi.

Afganistani është tashmë në një eksod refugjatësh që po përpiqen të largohen pasi talebanët kanë marrë nën kontroll vendin.

Kabuli tashmë është zgjuar ndryshe, por në kryeqytet nuk ka më trazira pasi forcat qeveritare janë larguar bashkë me Presidentin Ghani.

Probleme ka vetëm në aeroportin ndërkombëtar ku bashkangjitur stafeve diplomatike të shteteve perëndimore janë dhe mijëra afganë që po tentojnë të largojnë.

Në fillim u raportua për një zjarr në aeroport, por më pas ishin trupat amerikane që qëllonin në ajër për të zmbrapsur apo larguar turmat e njerëzve.

(Kosova Sot Online)