Zëdhënësi i talebanëve telefonon gazetaren e BBC-së në transmetim ‘live’, ka një mesazh

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 10:25
 Zëdhënësi i talebanëve telefonon gazetaren e BBC-së në transmetim ‘live’, ka një mesazh

Një gazetare e BBC-së mbeti e habitur pasi pranoi një telefonatë në telefonin e saj celular nga talebanët ndërsa ishte drejtpërdrejt në transmetim.

Yalda Hakim, e cila ka lindur në Afganistan, por u transferua në Australi në vitin 1986, po realizonte një intervistë kur mbërriti telefonata. Dhe në një moment ajo dukej e turbulluar, ndërsa shihte poshtë tek mbërriti thirrja.

Telefonata u krye ndërsa kryengritësit nga grupi islamik përparuan në Kabul, Afganistan këtë fundjavë.

Hakim, duke u përpjekur për të siguruar që shikuesit të dëgjojnë zëdhënësin Suhail Shaheen, tha:

“Epo mirë, sapo ju kemi në telefon, kështu që ne do të shohim nëse mund t’ju vendosim në altoparlant. A mund ta dëgjojnë shikuesit tanë? A mund të flisni, zotëri? Mund të prezantoheni?

(Kosova Sot Online)