Flamujt me Isa Boletinin në veri çmendin Serbinë

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 11:57
Flamujt me Isa Boletinin në veri çmendin Serbinë

Ditë më parë agjencioni i lajmeve “Kossev” që vepron në veri të Mitrovicës ka publikuar disa foto me flamuj të vendosur përgjatë urës mbi Ibër në rrugën që shpi për Suhadoll tek liqeni, bëhej fjalë për flamuj sikur “Autokton” me Isa Boletinin edhe Ismail Qemalin, duke i quajtur provokim, ndërkohë që në secilën pjesë të veriut në Mitrovicë, përfshirë këtu secilën lartësi edhe kalanë kanë vendosur flamuj serb edhe kryqe dhe atë nuk e cilëson provokim, sot me këtë çështje merret edhe “Kurir”.

Gazeta “Kurir” duke marr këtë artikull shkruan se shqiptarët provokojnë në Mitrovicë me flamuj të “Shqipërisë së Madhe”, duke e vendosur atë në disa vende, ndërkohë që vendosja e flamurit serb në secilin rrugë e lokalitet në mjediset serbe, nuk përbën asnjë provokim.

Gazeta thekson se flamuri i “Shqipërisë së Madhe” e cila pretendon të shtrihet në hapësirën e gjerë të Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, është vendosur dhe valëvitet në disa vende në Mitrovicë.

Gazeta nuk përmend sikur që kishte bërë “Kossev” dy tri ditë më herët, kur kishte publikuar disa foto nga ura tek liqeni i Ibrit, që shpie në lagjen Suhadoll, ku valëviten përgjatë kalimit të urës flamuj “autokton” me Isa Boletinin e ismail Qemalin, i njëjti që u ngrit midis Beogradi në ndeshjen mes Serbisë edhe Shqipërisë.

“Kurir” shkruan se si transmeton “Kossev”, flamujt janë vendosur në urën që shpi për Suhodoll dhe pjesën e rrugës që shkon drejt veriut ku banohet me shumicë serbe, shkruan gazeta.

Edhe “Kurir” e pranon se këta flamuj ka shumë kohë që kanë qenë aty dhe nuk janë vendosur së fundi, por shprehin habi se ata valëviten edhe janë vendosur edhe në pjesë në tjetër të qytetit në veri, ndërkohë që kryqet edhe flamujt serb të vendosur thuaja në secilën shtyllë nuk ju bëjnë përshtypje as nuk ju pengojnë.

(Kosova Sot Online)