Mitrovicasi zbret nga vetura dhe largon posterët e diskotekave të vendosur mbi foton e Thaçit dhe Veselit

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 12:01
 Mitrovicasi zbret nga vetura dhe largon posterët e diskotekave të vendosur mbi foton e Thaçit dhe Veselit

Një qytetar nga Mitrovica ka larguar posterët e këngëtarëve që ishin vendosur mbi fotografinë e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Mbi fotografinë e Thaçit dhe Veselit në një bilbord në Mitrovicë, janë vendosur psoterë me foto të këngëtarëve që do të performojnë gjatë verës në mbrëmje muzikore në këtë qytet.

Por, kjo i ka penguar qytetarit i cili ka ndaluar veturën dhe ka larguar posterët e vendosur mbi foton e Thaçit dhe Veselit.

Ai ka larguar posterët dhe i ka hedhur në mbeturina, derisa krejt këtë veprim të tij e ka incizuar personi që po e shoqëronte.

Ndryshe, vendosja e këtyre posterëve mbi foton e Thaçit dhe Veselit, ka hasur në kundërshtime qysh nga fillimi,

(Kosova Sot Online)