Gjyqtari Driton Muharremi ishte një ndërmjetësues në mes të sistemit të drejtësisë dhe krimit të organizuar!

Gjyqtari Driton Muharremi ishte një ndërmjetësues në mes të sistemit të drejtësisë dhe krimit të organizuar!
Gjyqtari Driton Muharremi ishte një ndërmjetësues në mes të sistemit të drejtësisë dhe krimit të organizuar!

Dardan Grapci

  • 16 August 2021 - 07:31

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Edhe pse mund të jetë pak sa e vonuar dorëheqja e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Driton Muharremi nga pozita e anëtarit në këtë këshill, ajo dorëheqje ishte akt i pa shmangshëm që do të duhej ndodhur aty për aty, megjithatë ka ndodhur në kohën e duhur sepse nuk pati nga të ja mbante. Bënte gropën për të tjerët dhe bije vetë në të.

-Ajo që ndodhi së fundi me anëtarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përputhet vizavi me atë fjalën e urtë popullore që thotë se kur të mundohesh me ja hap dikujt gropën, bëhu gati se do të biesh vetë në të. Në këtë rast Driton Muharremi iu pati bërë dëm të madh shumë qytetarëve, ishte një ndërmjetësues në mes të sistemit të drejtësisë dhe krimit të organizuar, ndërmjetësues në mes të hallegjinjëve që binin viktima të padrejtësisë dhe të ligj zbatuesve të korruptuar prej nga përfitonin të inkriminuarit në këtë ndërmjetësim por përfitonte edhe si. Me këto veprime të kundërligjshme ai i ka pasurua edhe shumë oligarke të krimit në fushën e tenderomanise, por në fund e ka vërejtur që me Ligjin askush nuk mundë të matet dhe ka rënë në betejë të turpshme, në flagrancë është kapur me abuzim të ligjit.

Duke tentuar të fshihet pas pozitës si anëtar i KGJK-s Driton Muharremi, duke bërë pazare të ndyra, më në fund bije në grepin e ligjit me ato planet e inkriminuara për të ardhmen që i kanë dështuar. U pa ashiqare që dorëheqja e Driton Muharremit nga pozita e anëtarit të KGJK-s erdhi vetëm pasi u bë publik lajmi për iniciativën në Kuvendin e Kosovës për ta shkarkuar atë nga ajo pozitë, pas aferës së përgjimeve. Ky ishte një reagim i arsyeshëm dhe i qëlluar i anëtarëve të Komisionit për legjislacion i cili mbikëqyrë fushën e sundimit të ligjit. Kjo e nisme e guximshme e Komisionit të Kuvendit të Kosovës duhet të shtrihet edhe në rasate të tjera, të merret model nga komisionet për ndërhyre të drejtë dhe legjitime e legale të kërkimit të llogaridhënës për abuzim me ligjin edhe në fusha të tjera siç janë fusha e arsimit, shëndetësisë, policisë, etj. Vetëm duke vepruar në këtë mënyre, jam i bindur që Bashkësia Ndërkombëtare do ta kuptoj që shteti i Kosovës po mundohet me mish me shpirte për ta luftuar të keqen që po ndodhë në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".