“S’kanë nevojë për to”, Luftëtarët talebanë nisin të mbledhin armët nga civilët

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 13:52
 “S’kanë nevojë për to”, Luftëtarët talebanë nisin të mbledhin armët nga civilët

Luftëtarët talebanë në kryeqytetin afgan, Kabul, kanë filluar të mbledhin armët nga civilët, një ditë pasi morën pushtetin.

Njerëzit nuk kanë më nevojë për to për mbrojtje personale, thotë një zyrtar taleban.

“Ne e kuptojmë që njerëzit i mbanin armët për sigurinë personale. Tani ata mund të ndihen të sigurt. Ne nuk jemi këtu për të dëmtuar civilët e pafajshëm, “tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters.

Banori i qytetit Saad Mohseni, drejtor i kompanisë mediatike të grupit MOBY, thotë në Twitter se ushtarët talebanë kanë ardhur në kompleksin e kompanisë së tij për të pyetur për armët që ka ekipi i tij i sigurisë.

(Kosova Sot Online)