15-vjeçarja vret të nënën me thikë, arsyeja do t’ju çudisë

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 14:09
 15-vjeçarja vret të nënën me thikë, arsyeja do t’ju çudisë

Një 15-vjeçare ka therur me thikë mamanë e saj në Itali.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e tyre në Bergamo. E mitura, ka debatuar ashpër me nënën, e më pas, ka marrë një thikë kuzhine dhe e ka goditur atë disa herë me thikë.

Gruaja është gjetur pa shenja jete nga karabinierët. Edhe pse kishte vetëm një goditje, ajo ka rezultuar fatale, thonë ekspertët. Sipas mediave, ka qenë vetë e mitura që ka telefonuar ambulancën në telefon, duke thënë: “Kam nevojë për ndihmë, godita nënën time”.

Mendohet se nënë e bijë janë grindur për montimin e një pajisje shtëpiake, të cilën sapo e kishin blerë.

Adoleshentja tanimë është vendosur në pranga, ndërsa policia ka nisur një hetim për të zbardhur të plotë të gjithë të vërtetën.

(Kosova Sot Online)