Ushtria amerikane vrau dy persona të armatosur në aeroportin e Kabulit

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 20:19
Ushtria amerikane vrau dy persona të armatosur në aeroportin e Kabulit

Ushtria amerikane qëlloi me armë dy persona pasi të njëjtët ishin të armatosur dhe gjuanin në drejtim të forcave ushtarake të SHBA’së.

Kështu u deklarua sekretari i Pentagonit për shtyp, John Kirby prapa kamerave, raporton CNN,.

“Në dy incidente ndarazi, forcat amerikane iu përgjigjën kërcënimeve armiqësore dhe kjo rezultoi në vdekjen e dy personave të armatosur”, deklaroi Kirby.

I njëjti përsëriti se forcat amerikane “kanë të drejtën e qënësishme të vetëmbrohen” nga kërcënimet me armë të talibanëve.

Sekretari i shtypit të Pentagonit tha se “nuk ka asnjë indikacion” se dy afganët që u qëlluan dhe u vranë gjatë këtij incidenti në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai ishin talebanë.

Kirby tha se incidenti ndodhi “brenda 24 orëve të fundit”.

Ai tha se dyshohet se është plagosur një ushtar amerikan, ndonëse nuk ka arritur ta konfirmojë ende. 

(Kosova Sot Online)