George W Bush reagon për pushtimin e Afganistanit: Jemi të trishtuar për afganët, amerikanët dhe aleatët e NATO-s

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 10:54
George W Bush reagon për pushtimin e Afganistanit: Jemi të trishtuar për afganët, amerikanët dhe aleatët e NATO-s

Ish-Presidenti George W Bush, i cili udhëhoqi SHBA-në në luftë në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit, gati 20 vjet më parë, ka thënë se ai dhe gruaja e tij kanë parë ngjarjet tragjike që po ndodhin në Afganistan, me trishtim të thellë.

“Zemrat tona janë të pikëlluara si për njerëzit afganë që kanë vuajtur aq shumë dhe për amerikanët dhe aleatët e NATO-s që kanë sakrifikuar aq shumë”, tha ai në një deklaratë të lëshuar nga Qendra Presidenciale George W Bush të hënën.

Ai deklaroi se SHBA kishte autoritetin dhe përgjegjësinë për të shkurtuar burokracinë për evakuimet gjatë krizave të mëdha humanitare, duke vënë në dukje se: “Afganët tani, janë të njëjtët që kanë qenë në ballë të përparimit brenda kombit të tyre.”

Muajin e kaluar, ish -presidenti i tha transmetuesit gjerman, Deutsche Welle se ai besonte që pasojat e tërheqjes së SHBA’së nga Afganistani do të ishin tepër të këqija për gratë dhe vajzat.

Vërejtjet e tij të fundit bien në kontradiktë të plotë me komentet e tij shpresëdhënëse gjatë një takimi me Presidentin e atëhershëm të Afganistanit, Hamid Karzai në 2004, kur Bush përshëndeti fitoren e parë në luftën kundër terrorizmit dhe u zotua për të ndihmuar Afganistanin që të kishte sukses.

“Rruga përpara për Afganistanin është ende e gjatë dhe e vështirë. Megjithatë, populli afgan duhet ta dijë se vendi i tyre nuk do t’u lihet kurrë terroristëve dhe vrasësve”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)