Në mesin e mbi 1 mijë e 700 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë edhe 34 fëmijë nën 10 vjeç

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 16:11
 Në mesin e mbi 1 mijë e 700 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë edhe 34 fëmijë nën 10 vjeç

1 mijë e 765 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 5 viktima.

Ndërsa, në mesin e rasteve të reja të infektuara janë edhe 34 fëmijë të moshës zero deri në 10 vjeç.

179 persona janë të moshës 10 deri 19 vjeç, ndërsa 434 persona janë të moshës 20-29 vjeçare.

Prishtina edhe sot prinë me numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me gjithsej 400 raste, pastaj Gjilani me 158 raste, Ferizaj me 138 raste, Gjakova me 117 raste dhe Peja me 103 raste.

Ndërsa, një rast i vdekjes është nga Prishtina, një nga Prizreni, një nga Mitrovica, një nga Gjilani dhe një nga Vitia.

Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi janë shëruar 2 fëmijë të moshës zero deri 9 vjeçare, 14 fëmijë të moshës 10-19 vjeçare dhe 29 fëmijë të moshës 20-29 vjeçare.

(Kosova Sot Online)