Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për gjendjen me pandeminë

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 18:12
 Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për gjendjen me pandeminë

Përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë e takimit ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti, me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë Covid – 19. Në takim u fol edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit”, thuhet nga qeveria.

Ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)