Peja kaplohet nga një tymnajë e zezë: Digjet një veturë

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 19:51
 Peja kaplohet nga një tymnajë e zezë: Digjet një veturë

Një tymnajë e madhe është shkaktuar sot një Pejë, si rezultat i djegies së një veture.

Lexues të redaksisë kanë dërguar fotografi ku shihet një veturë e parkuar duke u djegur.

Ndërsa në fotografi të tjera vërehet tymnaja e zezë që ka kapluar një pjesë të qytetit.

Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të përfshirë në këtë incident.

Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

(Kosova Sot Online)