Gjykata Kushtetuese ti ndëshkon Devollët!

Gjykata Kushtetuese ti ndëshkon Devollët!
Gjykata Kushtetuese ti ndëshkon Devollët!

Dardan Grapci

  • 17 August 2021 - 07:27

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci


Unë kaherë e  kam pas deklaruar, madje  shumë herë që këtu ka të bëjë me vepër kriminale, sepse  Z-MOBILE së bashku me personat e përfshirë në nënshkrimin e asaj kontratës kriminale në mes të Z-MOBILE dhe VALA 900,  kanë bërë marrëveshje për shkatërrimin total të Telekomit.

Drejtësia duhet të jetë shumë  e kujdesshme në vazhdim të trajtimit përfundimtar të kontestit lidhur me  pasojat e ndërprerjes së marrëveshjes – kontratës kriminale mes Z-Mobile dhe Telekomit. Duhet vepruar me kujdes dhe  vetëm duke u bazuar në fakte të plota. Tani kur çështja  ka shkuar deri tek manipulimi më të ashtuquajturat borxhe të pa qena, ato pretendime të Z-Mobile duhet të zhvlerësohen, të kundërshtohen. Prandaj unë them që edhe ky borxh për të cilin është paraqitur padi zyrtare nga Telekomi në Gjykatën Kushtetuese, duhet anulohet i tëri, sikurse  edhe shuma e cila është mbi 20 milion euro, që është dashur ti jepet si dëmshpërblim kompanisë Z-MOBILE nga ana e Telekomit duhet të anulohet, dhe Telekomi të dëmshpërblehet nga Dardafon.net. Ky borxh i fryrë e ka fut në binar edhe njëherë Gjykatën e Kosovës, ku duhet urgjentisht të ri-hetohet ky rast dhe të ndëshkohet ish kompania Z-MOBILE, si dhe DEVOLLËT duhet të dalin haptas për të kërkuar falje për këto mashtrime thuajse për një dekadë dhe vjedhje ia kanë bërë Telekomit të Kosovës, derisa anën ligjore duhet të përfundojnë institucionet e zbatimit të ligjit. 
Unë mendoj që edhe të hollat të cilat ia kanë marrë Telekomit nëpërmjet përmbaruesit , duhet ti kthehen menjëherë Telekomit të Kosovës sepse edhe në këtë rast ka pasur abuzim dhe mashtrim nga ana e Z-Mobile dhe Dardafon.net.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".