Arben Vitia: Situata epidemiologjike është shumë serioze, vaksina ka mjaftueshëm

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 20:14
Arben Vitia: Situata epidemiologjike është shumë serioze, vaksina ka mjaftueshëm

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia thotë se situata epidemiologjike në vend është serioze për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Ai ka prezantuar masat e reja që do t’i prezantohet qeverisë së Kosovës në mbledhjen e ditës së nesërme.

Krahas kësaj ai ka bërë thirrje për vaksinim.

‘Çdo qytetar i Kosovës do të ketë mundësi të vaksinohet sepse kemi vaksina të mjaftueshme, kemi vaksina të aprovuara nga EMA. Qytetarët mund të zgjedhin cilin lloj të vaksinës duan të marrin”, tha Vitia.

“Vaksina është mundësia jonë e vetme dhe më e mira për t’i dhënë përgjigje virusit por krahas kësaj natyrisht edhe zbatimi i masave në fuqi dhe zbatimi i masave që presim të aprovohen nesër”, shtoi ai.

“Nga QKUK’ja është bërë e ditur se shumica e rasteve që janë hospitalizim në klinikat e saj janë raste të qytetarët që nuk janë vaksinuar. Personat që kanë qenë nga vaksinuar dhe që janë prekur nga virusi janë duke e kaluar virusin shumë më lehtë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)