Arben Vitia tregon sa përqind e rasteve janë me variantin Delta prej atyre që janë testuar jashtë vendit

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 21:08
 Arben Vitia tregon sa përqind e rasteve janë me variantin Delta prej atyre që janë testuar jashtë vendit

Pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masat e reja që pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që ato të jenë në fuqi nga data 20 gusht.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar pesë të vdekur dhe 1,765 raste të reja, gjë e cila ka alarmuar institucionet e shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me krerët e institucioneve shëndetësore dhe hisedarët në zbatimin e masave kundërCOVID-19, ku është diskutuar mbi gjendjen e krijuar.

Në një konferencë për media, ministri Vitia tha se 99.83% e mostrave që janë testuar jashtë vendit janë të variantit Delta.

“Prej 173 mostrave të testuar jashtë vendit, në rezultatet që na kanë ardhur 171 prej tyre, apo 99.83 për qind e tyre kanë qenë me përhapje nga varianti delta. Me përhapje delta me përhapje katër herë më të shpejtë se varianti alfa. Kjo e bën situatën epidemiologjike në vendin tonë shumë serioze dhe konfirmon atë që është thënë më herët se përhapja e variantit delta është e lartë dhe nuk përjashton asnjë grup-moshë dhe pasoja me humbje jete për qytetarët”, tha Vitia.

(Kosova Sot Online)