Momenti kur aligatori kafshon punëtoren e kopshtit zoologjik në sy të fëmijëve

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 08:50
 Momenti kur aligatori kafshon punëtoren e kopshtit zoologjik në sy të fëmijëve

Një aligator ka kafshuar dorën e një punonjëseje të kopshtit zoologjik, gjatë një feste ditëlindjeje që u kthye në një spektakël horror.

Ngjarja ka ndodhur në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Punonjësja po i fliste fëmijëve për aligatorin, kur ai i kafshoi dorën dhe e tërhoqi brenda rrethimit të tij me ujë.

Ishte ndërhyrja e dy burrave ajo që shpëtoi punonjësen, e cila tashmë ndodhet në spital dhe po kurohet për plagët e marra.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/08/JyGEzdvfeSaqBTTQMlYd_18_edd77b0740a1c49385d4992714a751cf_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)