Çifti nga Kosova merr pasaportë shqiptare dhe vendosin të jetojnë në Rrogozhinë

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 09:06
 Çifti nga Kosova merr pasaportë shqiptare dhe vendosin të jetojnë në Rrogozhinë

Jo të gjithë e djegin pasaportën shqiptare ,kur shkojnë në vend të huaj apo marrin një pasaportë të një shteti evropian.

Një çift i ri nga Kosova kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri. Ata kanë marrë në Bashkinë e Rrogozhinës shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe betimin para kryebashkiakut.

Lajmin e jep kryebashkiaku Edison Memolla. Duket se çifti do të jetojë në Rrogozhinë.

“Kënaqësi tepër e madhe kur shqipëtarët e Kosovës duan të identifikohen me pashaportën Shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e betimit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë.Do jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruan Memolla dhe ndan fotot e mëposhtme.

(Kosova Sot Online)