Aeroporti mbushet me mërgimtarë, po kthehen në shtetet ku jetojnë

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 11:06
 Aeroporti mbushet me mërgimtarë, po kthehen në shtetet ku jetojnë

Aeroporti “Adem Jashari” është mbushur me mërgimtarë të cilët po presin të kthehen në vendet ku jetojnë.

Një fotografi e bërë sot, tregon fluksin e madh të mërgimtarëve që do të kthehen me aeroplanë në shtetet ku jetojnë.

Fotografia është shkrepur nga një lexues i gazetës.

Edhe parkingu i aeroportit është mbushur me automjete.

Ndërkohë, fluks ka edhe nëpër pika të ndryshme kufitare për të dalë nga Kosova.

Sivjet është vërejtur numër i madh i mërgimtarëve që kanë vizituar vendlindjen e tyre, gjithashtu ekspertët e ekonomisë kanë njoftuar për shuma të mëdha parash që mërgimtarët kanë sjellë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)