Në emër të reformës dhe shtetit të së drejtës, parapërgatitje për ta fituar edhe mandatin e tretë të radhës

Në emër të reformës dhe shtetit të së drejtës, parapërgatitje për ta fituar edhe mandatin e tretë të radhës
Në emër të reformës dhe shtetit të së drejtës, parapërgatitje për ta fituar edhe mandatin e tretë të radhës

Arsim Haziri

  • 18 August 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Pjesa e fundit e këtij viti, pra katër muajt e ardhshëm të vazhdimit dhe përfundimit të vitit të parë të mandatit të kësaj Qeveria, duhet ta dëshmojnë me veprime konkrete dhe me projekt program afatgjatë, vazhdimin e reformës në të gjitha fushat, sidomos në fushën e ligjit dhe të së drejtës, sepse në të ardhmen, janë edhe tre vjet mandat në të cilin kjo qeveri duhet ta shfrytëzon për arsyetimin e plotë të besimit qytetar dhe për ta rifituar atë në zgjedhjet që do të vijnë, me një plebishit akoma më të madh të votës qytetare.

Qeveria e tanishme duhet t’i realizon të gjitha premtimet e dhëna para qytetarëve në kohën kur partitë që janë në pushtet, ishin në kërkim të votës. Tash kjo Qeveri duhet ti materializoj edhe disa nga veprimet e ndërmarra që i kishte të përcaktuara më parë, dhe kjo mund t’i bënte dallimet e skajshme me të gjitha qeverisjet e kaluara dhe të instalonte një praktikë tejet racionale për të ardhmen e vendit tonë. Procesi reformues multidimensional është njëri ndër hapat bazik që do të duhej ta ndërmerrte kjo politikë e re, dhe një nismë e tillë në funksion të sistemit të drejtësisë natyrisht se i kontribuon ndërtimit të shtetit, sidomos në këtë kohë që jemi duke u ballafaquar me kërkesa shumë serioze për qartësimin e perspektivës së integrimit në BE.

Unë kam besim në këtë qeveri, dhe konsideroj se është mundësia relevante për t’i dhënë kahe pozitive shtetit tonë. Kryefjala e reformave në institucionet shtetërore e publike është forcimi i llogaridhënies para ligjit, zbatim i i ligjit në përpikëri dhe luftimi i të gjitha dukurive negative. Hapat e parë që janë ndërmarr nga kjo qeveri deri më tani janë premtues dhe janë paralajmërime për intensifikim akoma më të madh të përkushtimit për shtet të së drejtës në periudhat vijuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".