“Filluam të qajmë shumë”, rrëfimi i biznesmenes afgane pasi iku nga Afganistani me aeroplan ushtarak

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 16:27
“Filluam të qajmë shumë”, rrëfimi i biznesmenes afgane pasi iku nga Afganistani me aeroplan ushtarak

Një biznesmene afgane që e la Afganistanin pasi talebanët e morën në kontroll Kabullin ka folur për ikjen e saj nga shteti me një aeroplan ushtarak britanik.

“Të gjithë u emocionuan, shumica prej nesh filluam të qajmë shumë,” tha Hassina Syed për BBC, 

Syed u paraqit në aeroport me pasaportën e saj afgane dhe patentë shoferin britanik. Burri dhe fëmijët e saj janë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tha se gratë në Afganistan janë të shqetësuara dhe duan të dalin jashtë vendit, teksa shtoi se kishte parë pak ndryshime në talebanët.


(Kosova Sot Online)