Kosovarët e papërgjegjshëm, ndezin mbeturinat dhe i djegin gjithë plantacionin me dredhëza e manaferra

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 10:03
Kosovarët e papërgjegjshëm, ndezin mbeturinat dhe i djegin gjithë plantacionin me dredhëza e manaferra

Si pasojë e ndezjes së mbeturinave nga disa persona të panjohur të mërkurën,  një kaçanikasi i është djegur e tërë plantacioni me dredhëza e manaferra.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

“Është raportuar se si pasojë e ndezjes së disa mbeturinave nga të dyshuar të panjohur është përhapur zjarri edhe në një plantacion të dredhëzave dhe manaferrave. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është shuar zjarri. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)