U arrestua për dhunë në familje, vetëvritet 33-vjeçari në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 10:28
 U arrestua për dhunë në familje, vetëvritet 33-vjeçari në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një 33-vjeçar ka bërë vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Sipas njoftimit, ai ishte arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas SHKK-së, ai ishte recidivist i kësaj vepre penale, teksa ishte edhe përdorues i drogave.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritaren e dhomës.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.

Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist  për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritarën e dhomës.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.

Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist  për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore.

Y. D ishte i dyshuar për veprën penale dhunë në familje.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

Stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin.

Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

(Kosova Sot Online)