Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 13:58
 Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në autostradën Prizren-Suharekë,.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në autostradën Prizren-Suharekë. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj.

Lexues kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat është rrotulluar dhe ka dalë nga rruga.

(Kosova Sot Online)