Pritje të gjata në pikat kufitare – mërgimtarët po presin më shumë se pesë orë për të dalë nga Kosova

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 14:11
 Pritje të gjata në pikat kufitare – mërgimtarët po presin më shumë se pesë orë për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar ka njoftuar se pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë më të gjata, se për të hyrë në Kosovë.

Në njoftimin e QKMK-së është bërë e ditur se pritje më të gjata ka në dalje të pikës kufitare në Merdarë. Atje udhëtarët po presin deri mbi pesë orë për të dalë nga Kosova.

Në pikën kufitare në Jarinje udhëtarët po presin dy orë për të dalë nga Kosova, derisa në pikën kufitare në Mutivodë pritjet janë deri në tri orë.

Pritje ka edhe në dalje në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku udhëtarët po presin mbi dy orë për të dalë nga Kosova.

Derisa pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata, udhëtarët nuk po presin shumë për të hyrë në Kosovë.

Në secilën pikë kufitare, pritjet nuk kalojnë më shumë se 15 minuta.

(Kosova Sot Online)