Petkoviq takon serben e kthyer Dragica Gashiq, i premton se Serbia do të jetë me të deri në fund

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 15:22
 Petkoviq takon serben e kthyer Dragica Gashiq, i premton se Serbia do të jetë me të deri në fund

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është takuar sot me serben e vetme të kthyer në Gjakovë, Dragica Gashiq. Petkoviq sëbashku me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq kanë takuar atë gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut ku kanë vënë gurthemelin e universitetit paralel atje, investim i Serbisë në vlerë mbi 6 milionë euro.

Petkoviq ka shkruar se është e rëndësishme të monitorohet gjendja e saj sepse Serbia është me të deri në fund.

“Një takim i ngrohtë me Dragica Gashiq. Gjatë vizitës në Mitrovicën e veriut u takova me të kthyerën e vetme në Gjakovë për t’u siguruar se gjithçka është mirë me të. Është e rëndësishme të monitorohet situata e Dragicës sepse shteti i Serbisë është me të deri në fund. Sikur herën e parë që u takuam dhe biseduam se si mund ta ndihmojmë, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ishte gjithashtu me ne. Vetëm sëbashku mund të bëjmë më të mirën për popullin tonë në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq.

(Kosova Sot Online)