Bosit të madh të drogës i ndodh e papritura, arrestohet teksa po martohej

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 09:24
Bosit të madh të drogës i ndodh e papritura, arrestohet teksa po martohej

Vetëm pak momente para dasmës, një anëtar i dyshuar i kartelit të drogës ‘Clan del Golfo’ u arrestua në një kishë në Antioquia, Kolumbi.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin kur oficerët e policisë futen në ceremoninë që po mbahej në Antioquia, para se të shoqëronin Luis Daniel “Machete” Santana, para syve të shokuar të të afërmve të tij.

Luis Daniel Santana, alias ‘Machete’, ishte në kërkim nga autoritetet që në vitin 2017.

Mediat lokale raportojnë se ai fshihej në rajonin malor të Antioquia dhe autoritetet përfituan nga mundësia për ta arrestuar në momentin që la vendin ku fshihej për t’u martuar.

(Kosova Sot Online)