Nga kush po sfidohet, frikësohet dhe shantazhohet Qeveria Kurti

Nga kush po sfidohet, frikësohet dhe shantazhohet Qeveria Kurti
Nga kush po sfidohet, frikësohet dhe shantazhohet Qeveria Kurti

Dr. Hysni Aliu

  • 22 August 2021 - 08:57

Shkruan: Dr. Hysni Aliu


Në fillim dua të ja bej  tri pyetje të thjeshta Kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani, dhe pyetjet janë; 

Ky univerziteti i Prishtines që po ndërtohet në veri të Mitrovices, a do te zavendesoj Universitetin e Prishtines që gjendet në Prishtinë, dhe nëse nuk do ta zevendesoj, si do te identifikohen në botë  diplomat e këtyre univerziteteve në të ardhmen, duke marr parasysh që jan me emër të njëjtë , pra Univerziteti i Prishtines?


Dhe pyetja e dytë, Si do te veproni nëse në veri të Mitrovices, formohet një qeveri me emrin Qeveria e krahinës së Kosoves e Metohise, sepse Serbija është hap pas hapi duke i instaluar të gjitha institucionet paralele krahinore, me lejen tuaj, duke lejuar vizitat e ministrave të Serbisë në Kosovë?


Pyetja e tretë, përse, u lejua ministri i Serbisë për Kosovën, që të vizitoj veriun, kur ka qenë e ditur paraprakisht agjenda e tij, në inagurimin e Univerzitetit paralel të  Prishtines?


Siq po duket qeveria Kurti po sfidohet si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, dhe mundësitë e saj për të reaguar në sfidat që po hase po jan ba shumë të limituara. 

Intervista e ministrit Liburn Aliu tek Jeta Xharra, para disa dite, shpalosi disa fakte, e ndër më të rëndësishme  do i theksoja dy:

 Se pari, ministri nuk mundi ta mohoj nepotizmin dhe korrupcionin pasiv që po ndodhë në ministrite e këtyre qeverive, që nga punesimi i familjareve të afërt të Liburnit e deri tek taksa për automjete. 

Fakti i dytë, edhe ai shumë i dhimbshem, ishte që Liburni shumë quditshem, sikur i kërkonte Jeta Xharres që ta ndihmon Qeverinë në luftimin e krimit që nderlidhet me qeverit e kaluara, duke hulumtuar dosjet në qeveri, gjë që në praktikë do të thotë që pasi që ne spo guxojm të merremi me të kaluaren atëherë media duhet të i hulumtoj gjërat, pastaj të bëhet buje nëpër media sikurse u bë me pergjimet e shefit të inteligjencës financiare, e që tek pastaj qeveria të jetë e ” detyruar” të veproj. Sipas kësaj logjike, Qeveria Kurti na qenka ose e kërcënuar nga bandat e qeverive të kaluara, ose e shantazhuar, ose në rastin më të keqe e ngjashme me qeverit e kaluara, andaj, nuk guxon të veproje. 

Menyra se si e  Argumentonte Liburni, punesimin e motres se ti, duke i mundesuaj dikujt dy vende pune ose te ardhura shtese, derisa dime papunesin marramendese qe po mbreteron ne Kosove, jep shenja qe edhe kjo qeveri eshte duke shkuar hapave te qeverive te kaluara, se paku keshtu po japin shenja disa ministri. 

{

}



Edhe zhvillimet e para do kohe ku u mbajt liturgjia sebe ne kishen ortodokse ende te pa perfunduar ne Prishtine, dhe deklarmi i athereshem i policis se nuk kan dite per ngjarjen, dhe se fundmi inagurimi i Univerzitetit te Prishtines ne Mitrovice e Veriut nga njerezit e qeverise se bashku me te derguarin e Serbise per Kosoven, dhe mosreagimi total i qeverise se Kosoves, jan shume shqetesuese. 

Ne realitet, Qeveria e Kosoves, me lejimin e vizites te deleguarit te Serbise per Kosoven, ka pranuar te jete pjesmarres pasiv ne kete inagurim, dhe ka dhenje shenja qe, ajo qe po behet ne veri nga strukturat paralele se bashku me keto te Kosoves, eshte paraprakisht e dakorduar, ndoshta ne bisedimet e fundit te Brukselit. 


Nje qasje e tille eshte shume deshpruese. Qeveria e Kosoves, ka pas mundesi ta ndal hyrjen e ministrit serb, kjo eshte minimumi qe ka mund te ben, nese nuk ka guxuar te intervenon ne ndalimin e vendosjes se gurethemelit, sepse ju ka frigue tensionimit te situates ne kohen e sfidavete perendimit ne Afganistan. 


Pra ky veprim i qeverise jep indikacion per marveshje te fshehta ne Bruksel, qeshtje qe me shqeteson edhe me shume. 


Une nuk besoj qe stabiliteti dhe paqja ne veri ruhet duke ikur e as duke qene e kujdeseshmev vetem njera pale, ne kete rast pala Kosovare, e kunderta, ne kete menyre stabiliteti kercenohet qdo dite e me shume, sepse nese qeveria nuk reagon, atehere do te reagon dikush tjeter. 

Z. Kurti dhe Zonja Osmani, duhet te ngrihen ne nivelin e detyres, sepse ne do i mbajmi per fjale, per qdogje qe kan deklaruar dhe premtuar ne te kaluaren.
 


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"