Vdes nga COVID-19 edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 15:43
Vdes nga COVID-19 edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima si pasojë e COVID-19.

Në mesin e viktimave është edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku i cili ishte i shtrirë në spitalin e Ferizajt.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se një rast i vdekjes është i moshës 10-19 vjeçare dhe është nga Kaçaniku.

Dy viktimat tjera janë të moshës 50-59 vjeçare, tri të moshës 60-69 vjeçare, tri të moshës 70-79 vjeçare dhe dy mbi 80 vjeç.

(Kosova Sot Online)