Kapet njëri nga të dyshuarit për rastin në Ferizaj, Dardan Krivaqa ende në arrati

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 07:51
 Kapet njëri nga të dyshuarit për rastin në Ferizaj, Dardan Krivaqa ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga personat që dyshohet se ka dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën 18 -vjeçare pa shenja jete.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj tha për Sinjalin që persona janë identifikuar, por vetëm njëri është kapur.

Ndërkohë sinjali mëson që se personi që është arrestuar nuk është Dardan Krivaqa por i dyshuari tjetër. Këto burime njoftojnë se Dardan Krivaqa është ende në arrati.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se Polica pas pak do të dal me njoftim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)