Audio-incizimet e përgjimeve të fundit, goditje e tmerrshme për sistemin e inkriminuar prokurorial dhe gjyqësor të shtetit të Kosovës

Audio-incizimet e përgjimeve të fundit, goditje e tmerrshme për sistemin e inkriminuar prokurorial dhe gjyqësor të shtetit të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 23 August 2021 - 07:32

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Në këto rrethana të zbulimeve të krimit të organizuar brenda institucioneve shtetërore, është e kuptueshme pse po heziton për të vepruar drejtësia në këtë rast brenda shtëpisë së vetë, sepse ngado që të fillohet, të gjithë duhen të ndërrohen nga ato vende të punës për ato krime të kryera. Edhe pse të vetëdijshëm që për shumë vite, zyrtar të ndryshëm në institucionet më të larta të drejtësisë, kanë abuzuar me detyrën, rolin dhe përgjegjësitë e tyre, raste të cilat dolën lakuriq të zbuluara nga audio incizimet, KGJK-ja dhe KPK-ja sikur kanë rënë në gjumë dhe nuk janë shqetësuar për të reaguar, qoftë edhe për suspendim të përkohshëm të anëtarëve të tyre deri në zbardhjen e hetimit të pavarur dhe të detajuar.

-Qeveria në pushtet, tani po e dëshmon atë që iu premtojë elektoratit para zgjedhjeve se do ta luftojë pamëshirshëm krimin në përgjithësi, dhe tani ditë e për ditë po i zbulon krimet e kryera të qeverive të mëparshme, e sidomos nëpër institucionet e shtetit që janë krye me vite të tëra e sidomos që po zbulohen me këto përgjime, që deri më tani janë krye krime të ndryshme në përgjithësi e sidomos spikatë krimi i organizuar. Gjatë këtyre ditëve u përcollën me shumë vëmendje publikimet nga përgjimet e lansuara nëpër media por edhe rrjetet sociale, të cilat janë tronditëse për sistemin e drejtësisë, përkatësisht sistemin Prokurorial dhe Gjyqësor por edhe për institucionet antikrim brenda kabinetit të qeverisë së Kosovës, siç̧ është njësiti i Inteligjencës financiare, ndaj të cilit rast të vetëm Qeveria ka reaguar me urgjencë duke e shkarkuar nga detyra shefin e këtij njësiti dhe vazhduar hetimin për lidhje të tjera me këtë rast, mirëpo po habit fakti pse nuk ka akoma asnjë reagim të shpejtë nga Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor për dy rastet e përfshira në këtë aferë kriminale.

Prandaj është e kuptueshme se mos reagimi i Këshillit Prokurorial është dëshmi se krimi i organizuar i ka përfshi të gjitha institucionet që duhej ta luftonin këtë dukuri të krimit nëpër të gjitha institucionet, prandaj kjo është dëshmia se të gjithë janë të përfshirë në krime dhe paniku i krijuar e dëshmon mos reagimin rreth kësaj dukurie. Gjithsesi se tash e imponon situata e krijuar me publikimin e këtyre përgjimeve, dhe atyre që janë në pritje dhe vetëm po paralajmërohen si skandale të reja në vazhdim, nevojën akoma më urgjente të përshpejtimit të Ligjit Vetting, për fillimin e pastrimit gjeneral të sistemit të drejtësisë i cili po dëshmohet për kapje të thellë nga krimi i organizuar, kurse skandalet e zbuluara së fundi po mundohen ti injorojnë e minimizojnë dhe fare të mos i diskutojnë, madje duke parë që me qindra portale, media elektronike por edhe televizione të cilat janë në shërbim të krimit të organizuar, po e nënçmojnë lajmin për këtë skandal të lidhjes së drejtësisë me krimin e organizuar dhe depërtimin e kësaj lidhje kriminale deri në institucionin më të besueshëm dhe më të ndjeshëm të shtetit, njësitin e inteligjencës financiare që është syri dhe veshi i përcjelljes së qarkullimit të financave dhe kapitalit brenda një shteti.

Gjithsesi se duhet të jetë fillimi i sesionit të ri vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, koha e domosdoshme e procedimit në Kuvend të Ligjit Vetting, pasi që Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar së fundi i muajit gusht është kufiri i fundit i finalizimit dhe miratimit të dokumentit final, Projektligjit për miratim nga Qeveria dhe procedimi tutje në parlament. Vetë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është zotuar se si mekanizëm ligjor për të luftuar këtë fenomen, prioritet i Ministrisë së Drejtësisë mbetet Vettingu dhe për këtë procesi është në rrugë të mbarë, pasi që është hartuar koncept-dokumenti për Vettingun i cili në fund të gushtit do të shkojë për aprovim në kabinetin Qeveritar të Ministrave, i cili është hap i domosdoshëm për të progresuar drejtë funksionalizimit dhe jetësimit të tij gradual, me të vetmin qëllim, vlerësimin në integritetin profesional, moral si dhe krijimin e besimit në institucione të vendit.

Edhe këto përgjime që po e dëshmojnë krimin e organizuar në institucionet e shtetit, është një dëshmi që opozita në të gjitha rastet është e bashkuar dhe për të gjitha vendimet e qeverisë i kundërshtojnë në të gjitha mënyrat, sepse të gjitha partitë të cilat tani janë në opozitë, me vite të tëra që e kanë qeverisur këtë vend, mu ato parti janë shkaktarët e kësaj dukurie të krimit të organizuar në institucionet e shtetit tonë, prandaj opozita në çdo mënyrë po e kundërshton Qeverinë Kurti 2, sepse po e ka të qartë se çfarë i pret me zbulimet konkrete të atyre krimeve që janë kryer deri më tani nga qeverisjet e deritashme të atyre partive që kanë marrë pjesë në ato qeverisje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".