Kjo është 18-vjeçarja që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 11:17
 Kjo është 18-vjeçarja që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt

Media mbrëmë raportoi për një vajzë 18-vjeçare që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona të dyshuar.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin A.S. Ndërkaq i dyshuari tjetër, Dardan Krivaqa, për të cilin media mbrëmë raportoi ekskluzivisht, është ende në arrati.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj. Kurse i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Viktima 18 vjeçare është Marigona Osmani, fotografia e së cilës është publikuar në Facebook nga një faqe lokale e Ferizaj.

Kujtojmë se në trupin e 18-vjeçares që u dërgua pa shenja jete në qendrën emergjente në Ferizaj ka shenja të dhunës.

Kjo është bërë e ditur mbrëmë nga Halit Gërbeshi, ushtruesi i detyrës të Drejtorit të Spitalit të Ferizajt.

“Ka ardhë pa shenja jete, me shenja dhune. Por, nuk di më shumë nuk e kam par kufomën sepse nuk jam në spital”, ka thënë ai për Sinjalin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)