Kemi ngrënë 11 ton akullore kanceroze, por askush nuk mban përgjegjësi

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 14:55
 Kemi ngrënë 11 ton akullore kanceroze, por askush nuk mban përgjegjësi

AKU ka publikuar të dhënat ulëritëse mbi bllokimin e akulloreve të kompanisë “Mars” në Shqipëri, pasi në to u konstatuan përmbajtje kancerogjence. Totali i akulloreve me përmbajtje kancerogjene ka qenë ka qenë 16 ton.

Nga këto, rezuton se 11.7 ton janë konsumuar, kurse pjesa tjetër është mbledhur nga tregu duke u shkatërruar.

Njoftimi i AKU-së

LIDHUR ME SHQETËSIMIN NDËRKOMBËTAR TË KONSUMIMIT TË DISA MARKAVE TË AKULLOREVE

AKU informon se:

Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërhqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjëndje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise.

Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.

Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg

Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjesuan.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

(Kosova Sot Online)